Harta e re gjyqësore, avokatë dhe gjyqtarë, kundër projektit të KLGJ

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 16:27

Harta e re gjyqësore, avokatë dhe gjyqtarë, kundër projektit të KLGJ

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 16:27

Komuniteti i avokatëve dhe i gjyqtareve duket se janë kundër hartës së re gjyqësore që ka propozuar KLGJ, e cila parashikon vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë.

Ky fakt u konstatua edhe në takimin konsultues që përfaqësues të KLGJ dhe ministres së drejtësisë patën me avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë në qytetin e Vlorës. Gjatë diskutimeve avokatët e cilësuan hartën e re gjyqësore jo funksionale, që largon qytetarin nga drejtësia dhe që sjell kosto të larta sociale dhe ekonomike.

Kundër hartës së re gjyqësore sa i takon reduktimit vetëm në një gjykatë Apeli ishte dhe gjyqtari i Apelit në Vlorë, Sokol Ngresi.

Avokatët shpresojnë që opinionet e tyre të merren parasysh në mënyrë që të mos shkatërrohet më tej sistemi gjyqësor siç është shkatërruar dhe katandisur me vetingun, që sipas tyre po bëhet nga njerëz që nuk e kanë kaluar vetë më parë atë.