Meta: I thashë Belind Këlliçit “të mos preket asnjë makinë se është provokim”

Publikuar më: 14/1/2022, ora 13:11
makinat PD seli 1280x720

Meta: I thashë Belind Këlliçit “të mos preket asnjë makinë se është provokim”

Publikuar më: 14/1/2022, ora 13:11

Presidenti Ilir Meta tha se në protestën e 8 janarit të dyja palët kanë ushtruar dhunë. Megjithatë, ai tha se kishte komunikuar me Belind Këlliçin para nisjes së protestës për ta paralajmëruar për të mos rënë pre e provokimeve.

“Pashë që para selisë ishin vendosur makina dhe në perceptimin tim ishte provokim. I thashë Belind Këlliçit, “kujdes, të mos preket asnjë makinë se është provokim”. Para se të fillonte protesta i them “mos humbni kontrollin paqësor të protestës”. Pra presidenti nuk bën lojëra, është i drejtpërdrejtë”, the Meta.

Presidenti tha se veprimet e kryera nga Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij tregojnë se ata nuk kërkojnë zgjidhje të krizës. “Kemi parë nga një palë që vetëm shkarkon, deputetë, kreun e FRPD, e lëvizjes së gruas, pala tjetër kemi parë që nuk përjashton… Kemi parë përpjekje për negociata nga Edi Paloka, por pala tjetër nuk pranon… Është e qartë që thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë”, tha Meta.