Meta sulmon Bashën: Është detyra e tij të rivendosë legjitimitetin

Publikuar më: 14/1/2022, ora 13:29

Meta sulmon Bashën: Është detyra e tij të rivendosë legjitimitetin

Publikuar më: 14/1/2022, ora 13:29

Ilir Meta tha se Lulzim Basha e kishte për detyrë të rivendoste legjitimitetin e tij, duke u votëbesuar në kuvendin e Partisë Demokratike, pasi humbi mbështetjen e Sali Berishës dhe deputetëve të tjerë të PD-së.

“Basha është zgjedhur se ka pasur përkrahjen e Sali Berishës, Flamur Nokës, Albana Vokshit, etj. Tani papritur, për çdo arsye, këta njerëz jo vetëm ia heqin këtë përkrahje dhe e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tij. Është detyra e tij të rivendosë legjitimitetin e tij”, tha Meta. “A tha se nuk duhet të ketë kuvend se nuk dua të përçajë partinë? Kur u mblodhën firmat, shpalli edhe ky datë. Nëse do të shpëtosh partinë tënde dhe të tregosh që je ndryshe nga të gjithë, edhe nga Berisha edhe nga Meta, kjo është zgjidhja, e ardhmja? Me këmishëzinjtë? Nuk është kjo…”.

I pyetur nëse mbështet Berishën apo Bashën, Meta u përgjigj: “Ju e dini që kam një dobësi për Doktorin, por me parullën “revolucionin e udhëheqim dhe na udhëheq”… Kur bën një organizim të tillë duhet ta organizosh nga fillimi deri në fund në mënyrën më paqësore. Ti e di shumë mirë që çdo gjë bëhet për të bërë një fotografi dhune dhe të spekulohet kudo, jo në interes të demokracisë, por të eliminimit të pluralizmit politik në Shqipëri”.