“Nga e diela, Shqipëria në listën e vendeve me rrezik të lartë”. Ndryshojnë kushtet për t’u futur në Gjermani

Publikuar më: 14/1/2022, ora 15:19
muenchen marienplatz 1080x720

“Nga e diela, Shqipëria në listën e vendeve me rrezik të lartë”. Ndryshojnë kushtet për t’u futur në Gjermani

Publikuar më: 14/1/2022, ora 15:19

Ambasada gjermane në Shqipëri tha se nga dita e diel, 16 janar 2022, Shqipëria do të konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19.

Si pasojë, ndryshojnë kushtet për hyrjen në Gjermani, thotë ambasada.

? Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

? Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

? Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë, pas mbërritjes do iu duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës”.

Në ditët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar shifra rekord rastesh të reja me koronavirus, më të lartat që nga nisja e pandemisë. Ekspertët e shëndetësisë mendojnë se kjo vjen për shkak të variantit Omicron të koronavirusit, por edhe Deltës, që vijon të jetë i pranishëm në vend.

Megjithatë, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i ndryshoi masat anti-Covid në vend. Të enjten, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se kjo u bë për shkak të indikatorëve të epidemiologjisë. “Në këtë periudhë nuk ke pse merr masa shtrënguese, pavarësisht shtimit të rasteve, kur numri i të shtruarve në spital është më pak se 200. Është një proces dinamik, që vlerësohet çdo ditë. Ne po mblidhemi pothuajse çdo javë dhe i përshtatim masat”, tha Brataj.