Pas golit të parë në La Liga, Ivan Balliu shpallet futbollisti i muajit në Spanjë

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 11:24
balliu 1280x720

Pas golit të parë në La Liga, Ivan Balliu shpallet futbollisti i muajit në Spanjë

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 11:24

Pas golit të tij të parë në La Liga, Ivan Balliu ka fituar zemrat e tifozëve të Rayo Vallecano, për këtë arsye ata e kanë votuar si futbollisti më i mirë i muajit dhjetor.

Lojtari kuqezi ka zhvilluar një super sezon duke qenë vendimtar në disa raste për skuadrën e tij. Ndonëse mbrojtësi nuk preferohet nga trajneri kombëtares Edi Reja, në Spanjë janë të gjithë të kënaqur me paraqitjen e tij.

Në 19 ndeshje, Balliu ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist, ndërsa aktualisht, skuadra e tij gjendet në vendin e shtatë me 31 pikë.