Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Përgatituni për më të keqen”, sulmohen faqet zyrtare në Ukrainë

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 11:29 | Bota
“Përgatituni për më të keqen”, sulmohen faqet

Dhjetëra faqe zyrtare të qeverisë ukrainase u sulmuan të premten, në një sulm kibernetik që shënjestroi dhe shumë ambasada të huaja.

Mes adresave të goditura nga hakerat ishin ato të Ministrisë së Jashtme dhe Arsimit, si dhe ambasadat e Britanisë, SHBA-së dhe Suedisë.

Përpara se faqet të bllokoheshin në ekran u shfaq një mesazh që paralajmëronte qytetarët e Ukrainës të përgatiteshin për më të keqen.

Është ende e paqartë se kush fshihet pas këtyre sulmeve kibernetike, por të gjitha të dhënat të shtyjnë drejt Rusisë.

Shërbimet e sigurisë në Ukrainë bëjnë me dije se gjatë 9 muajve të 2021, u neutralizuar rreth 1200 sulme të ngjashme, ndërkohë që nga Rusia nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë çështje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë