Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Protesta e 8 janarit, Meta: Nuk kishte vetëm demokratë atje. Moment tragjik i procesit degradues për minimin e opozitës

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 13:02 | Politikë
Protesta e 8 janarit, Meta: Nuk kishte vetëm demokratë atje. Moment

Presidenti Ilir Meta komentoi protestën e 8 janarit para selisë së Partisë Demokratike, duke thënë se në të nuk morën pjesë vetëm anëtarë të Partisë Demokratike.

“E patë çfarë ndodhi më 8 janar brenda demokratëve, megjithëse nuk kishte vetëm demokratë atje”, tha Meta, i pyetur për të komentuar deklaratat e PD-së për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të demokratëve.

Për Metën, 8 janari nuk është një ngjarje e izoluar. “Por një moment tragjik i një procesi politik degradues, që po zhvillohet prej muajsh dhe vitesh në sytë e të gjithë shqiptarëve, thelbi i të cilit është mungesa e ballafaqimit demokratik me votë të lirë dhe transparente. Jemi ende në kushtet kur demokracia shqiptare dhe thuajse të gjitha institucionet janë minuar prej vitesh nga kapja. Pikërisht kur të gjithë duhet të mobilizoheshin për forcimin e ligjit dhe sistemit të llogaridhënies, prej muajsh e vitesh po bëhemi dëshmitarë të minimit të një institucioni jetik, të opozitës”, tha Meta.

https://youtu.be/3rRG0oOD08g

“Nuk dua të bëhem palë, por jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit të brendshëm në partinë më të madhe të opozitës. Përdorimi i forcës si ndaj dyerve dhe dritareve, dhe akoma më keq, ndaj protestuesve e qytetarëve, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Akuzat për infiltrimin e personave me precedentë brenda godinës janë alarmante dhe kërkojnë përgjigje të njëanshme. Dorëheqja e rojës së PD-së për të mos qenë dëshmitar i dhunës është shembull inkurajues”.

https://a2news.com/2022/01/14/meta-i-thashe-belind-kellicit-te-mos-preket-asnje-makine-se-eshte-provokim/
https://a2news.com/2022/01/14/zgjedhjet-lokale-meta-kushtetuesja-nuk-mori-asnje-pergjegjesi-anetaret-kane-kryer-disa-shkelje/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani