Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Rusia po përgatit një sulm në Ukrainë për të justifikuar pushtimin e saj"

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 22:26 | Bota
"Rusia po përgatit një sulm në Ukrainë për të

CNN bën me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informacione se Rusia po përgatit trupa për të kryer një operacion në Ukrainën Lindore, që do të shërbejë si një pretekst për pushtimin e saj.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se SHBA ka prova se operativët janë të trajnuar në përdorimin e eksplozivëve për të kryer akte sabotimi kundër forcave të Rusisë. Zëdhënësi i shtypit i Pentagonit, John Kirby, tha se Departamenti i Mbrojtjes ka të dhëna të besueshme se Rusia po bëhet gati për një operacion që ka për qëllim që të duket si një sulm ndaj tyre ose personave që flasin gjuhën ruse në Ukrainë, në mënyrë që të krijojnë një arsye të fortë për një pushtim të mundshëm.

Pretendimi i bën jehonë një deklarate të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ditën e sotme, e cila tha se Shërbimet Speciale ruse po përgatisin provokime kundër forcave ruse, në një përpjekje për të futur në kurth Ukrainën.

https://a2news.com/2022/01/14/tensionet-lindje-perendim-rusia-shpreson-qe-dialogu-me-shba-te-vijoje/

A2 CNN Livestream

Dita jonë