Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 12:34

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 12:34

Ambasada amerikane në Irak është sulmuar mbrëmjen e së enjtes me raketa. Të paktën 3 prej tyre ranë brenda perimetrit të ambasadës, ndërsa një tjetër ra në një shkollë aty pranë, duke lënë të plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Associated Press raportoi se dyshohet që raketat u lëshuan nga lagjja Dora në Bagdad. Ambasada reagoi duke konfirmuar sulmin që pretendohet se erdhi nga grupe terroriste që tentojnë të minojnë sigurinë, sovranitetin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Irakut.

Ky është rasti i fundit i një serie sulmesh me raketa dhe dron ndaj amerikanëve në Irak që prej fillimit të këtij vitit. Grupe shiite, pro Iranit, janë zotuar për vrasjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani.