Task Forca për verifikimin e pagave, Katiaj: Fushatë sensibilizuese, nuk pres mrekulli

Publikuar më: 14/1/2022, ora 20:45

Task Forca për verifikimin e pagave, Katiaj: Fushatë sensibilizuese, nuk pres mrekulli

Publikuar më: 14/1/2022, ora 20:45

Fushata e luftës kundër informalitetit në paga ka qenë e vazhdueshme, por nuk ka patur sukses sa të eliminohet fenomeni. Kështu u shpreh në studion e A2 Business News, ish-zv.drejtorja e Tatimeve Elisabeta Katiaj, sipas së cilës sektori privat ka thelluar abuzimin duke zgjeruar shtresën e pambrojtur dhe pagën e dyfishtë.

“Çështja e pagave vijon që prej viti 2012 dhe një ndër arsyet është ndryshimi i VKM për pagën e referencës që anulonte VKM e 2017 për pagat e referencës. Me rekomandim të Bankës Botërore u bë ky ndryshim, pasi biznesi quante shpenzime të njohura paga që nuk i paguante realisht dhe kjo u keqmenaxhua nga sektori privat dhe duke thelluar abuzimin dhe duke krijuar zgjerimin e sistemit të pagesës së dyfishtë të pagës dhe duke zgjeruar shtresën e pambrojtur. Fushata e luftës kundër informalitetit kanë qenë të vazhdueshme kanë patur sukses, por jo sa pritej dhe jo në eliminim të fenomenit. Kërkohet një maturi e lëvizjes dhe kapacitetit të burimeve njerëzore, janë bërë fushat në terren”.

Sipas Katiajt, Task Forca për verifikimin e pagave e cila ka afat deri më 20 janar, është më shumë një fushatë sensibilizuese dhe nuk pret ndonjë mrekulli.

“Kjo thirrje është një tërheqje vëmendjeje, sepse nuk është çështje që i jep fund një abuzimi të vazhdueshëm që sot do të pranohet nga biznesi. Sjellja e biznesit do të vazhdojë siç ka qenë. Kjo mendoj se mund të sjellë frikë, nuk e mendoj se do të ketë ndryshime të shumta. Shkeljet dhe informaliteti është krijuar në bazë të shumë fenomeneve, është fushatë sensibilizuese. Unë nuk pres ndonjë mrekulli, por serioziteti i institucioneve ka filluar për formalizimin e pagave dhe kontrollet në vijim do të jenë. Nuk mbaron këtu. Ajo që ka dhënë efekte direkte dhe indirekte në ekonomi është reforma në drejtësi. Ka edhe sektorë të veçantë që kanë një pagë të ulët dhe e kanë bërë Shqipërinë atraktive pikërisht për pagën e ulët”.

Ajo thekson se fiskalizimi do të edukojë sektorin privat, do të ndikojë direkt në formalizmin e sektorit privat dhe pagat. Sipas Katiajt Shkeljet dhe invazioni vijnë si shkak i mangësisë së informacionit që biznesi ka në lidhje me penalitetet.

“Fiskalizimi do të ndikojë direkt në formalizmin e sektorit privat dhe pagat se lidhet me efektin psikologjik të të bërit biznes për të krijuar kontrata të rregullta. Biznesi ka mangësi edhe informacioni në lidhje me penalitete dhe shkeljet penale në procesimin e të bërit biznes. Shkeljet dhe invazioni vijnë si shkak i mangësisë së informacionit që biznesi ka. Fiskalizimi edukon sektorin privat. Biznesi që përdor sistemin e dyfishtë të pagave lidhet ngushtë me të korruptuarit e kontrolleve, se ka kosto. Biznesi duhet të masë likuiditetin dhe niveli i qeverisjes të ketë parasysh. Të mos dëmtojë as biznesin, as marrëdhienen”.