Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Thikë me dy presa”, pandemia po pasuron farmacitë, por po “rrënon” qytetarët

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 15:36 | Aktualitet
“Thikë me dy presa”, pandemia po pasuron farmacitë, por po

Si kurrë më parë, Covid-19  ka kthyer vëmendjen e të gjithëve drejt shëndetit. Prej dy vitesh, laboratorët e analizave, klinikat mjekësore dhe farmacitë janë shërbimet më te frekuentuara nga qytetarët.

Por nëse kjo pandemi është “koha e artë“ për këto biznese, për qytetarët po ndodh e kundërta.

Për Anifen nga Tirana nuk mjaftuan shpenzimet deri në miliona lekë për kurimin e Covid-it. Pasojat e virusit i kanë lënë një faturë tjetër për të paguar.

Ashtu si koronavirusi, në këtë periudhë pandemie edhe farmacistët po kapin rekorde të reja shitjesh.

Por ndryshe nga fillimet e pandemisë sot kanë ndryshuar protokollet e mjekimit. Mjekët pranojnë se sot jepen më pak antibiotikë se më parë.

Mjekët kanë deklaruar se ky dimër do të jetë i vështirë për shëndetin e qytetarëve, por edhe për xhepat e tyre. Ndërsa për shërbimet e kujdesit shëndetësor do të jetë një tjetër stinë plot fitime.

Vetëm vitin e shkuar, të dhënat zyrtare tregojnë se  janë importuar rreth 30 miliardë lekë preparate dhe medikamente, shifër e lartë në tri vitet e fundit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë