Xhaka skuqet në gjysmëfinalen e Kupës, Liverpool-Arsenal me akt të dytë

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 09:54
ARSENAL DHE LIVERPOOL NE PAQE frame 371 1280x720

Xhaka skuqet në gjysmëfinalen e Kupës, Liverpool-Arsenal me akt të dytë

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 09:54

Në gjysmëfinalen e parë mes tyre, Liverpool dhe Arsenal nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. Fillimi i lojës nuk ishte aspak i lehtë për Arsenalin.

Pas kartonit të kuq të Granit Xhakës në minutën e 24-të u duk se fitorja do të ishte e thjeshtë për skuadrën e Jurgen Klopp, mirëpo nuk rezultoi e tillë.

Topçinjtë arritën të rezistonin deri në fund goditjeve të të kuqve, duke e mbyllur në paqe këtë takim të parë.

Finalisti i dytë i Kupës së Ligës në Angli do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit ku vetëm njëra skuadër do të mund të sigurojë një biletë për në finale të madhe përballë Chelsea.