Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

12 fitore rresht, City shkëputet 13 pikë në krye të Premier League

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 16:00 | Futboll

Manchester City mundi 1-0 Chelsea-n në javën e 22-të të Premier League dhe u shkëput 13 pikë në krye të renditjes. Për të siguruar 3 pikët për skuadrën e Pep Guardiola-s mjaftoi një gol në të ’70 nga Kevin De Bruyne. Kjo ishte fitorja e 12 radhazi në kampionat për City-n, që ngjitet kështu në kuotën e 56 pikëve në renditje, ndërsa Chelsea ndjek me 43.

Jack Grealish pati mundësinë që të kalonte kryesuesit në epërsi me një nga rastet më të pastra të ndeshjes, por Kepa Arrizabalaga bëri një pritje vendimtare. Rastin më të mirë për Blutë e Londrës e pati Romelu Lukaku, por në vend që të godiste në portë, belgu zgjodhi të pasonte për Ziyech, i cili nuk arriti të shënonte. Ish-sulmuesi i Interit pati një tjetër mundësi, por gjuajtja e tij u prit nga Ederson.

Fitorja për City-n bëhet edhe më e rëndësishme në një periudhë ku skuadra ka regjistruar dhjetëra raste me Covid-19, duke lënë shumë titullarë jashtë fushës së blertë.

Nga ana tjetër, Chelsea tashmë duhet të nisë të shohë mbrapa në renditje, pasi Arsenal, Tottenham, West Ham dhe Manchester United po afrohen ndjeshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë