30 vjet FRESH, mesazhi i Gjiknurit: E ardhmja është këtu

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 09:31
gjiknuri 1280x720

30 vjet FRESH, mesazhi i Gjiknurit: E ardhmja është këtu

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 09:31

Në 30-vjetorin e themelimit të Forumit Rinor eurosocialist të Shqipërisë, sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka uruar të gjithë të rinjtë e të rejat që themeluan dhe iu bashkuan Forumin Rinor Eurosocialist. Ai theksoi se filozofia e PS është që; e ardhmja është këtu dhe mund të ndërtohet me kontributin e gjithsecilit.

Në një postim në Facebook përkrah një videoje të postuar me historikun e këtij forumi, Gjiknuri shpreh mirënjohjen dhe respektin për atë grup të rinjsh dhe të rejash që në Janarin e vitit 1992 zgjodhën të themelonin Forumin Rinor Eurosocialist.

“Këto 30 vite kanë dëshmuar më së miri se ata bënë zgjedhjen e duhur. Besuan tek Partia Socialiste dhe kjo parti u dha atyre mundësinë që të punojnë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë”, deklaron Gjiknuri.

Ai thekson se forumi Rinor Eurosocialist shërbeu si një fidanishte që i solli freskinë aq të nevojshme një partie që po transformohej e modernizohej me shpejtësi.

“Një forcë politike moderne, demokratike dhe e hapur si Partia Socialiste do të garantonte më pas një bashkëjetesë perfekte midis të resë dhe të vjetrës.  Njësoj si 30 vjet më parë, për Partinë Socialiste ka një filozofi që qëndron në zemër të politikave të saj: e ardhmja është këtu dhe e ardhmja mund të ndërtohet me kontributin e gjithsecilit prej nesh”.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së falënderon të gjithë ata që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë me energjinë e tyre të pashtershme për rrjetin gjithnjë e më të madh të rinisë socialiste.