Aksident me motor në Divjakë, humb jetën 62-vjeçari

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 15:38
aksident 1 1024x576

Aksident me motor në Divjakë, humb jetën 62-vjeçari

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 15:38

Një 62-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në Divjakë, pasi ka bërë aksident me motorin e tij tip Honda, njoftoi Policia e Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, ku 62-vjeçari, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me motorin e tij dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.