Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Sali Berisha ka qëllim të vetëm shkatërrimin e PD

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 17:27 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi këtë të shtunë Këshillin Kombëtar të PD. Të gjithë anëtarët u panë të futen në seli nga një derë anësore e blinduar, teksa vijon puna për rregullimin e selisë, të dëmtuar pas protestës së 8 janarit.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të PD, Basha i falënderoi të pranishmit për mbështetjen në këtë moment krize për partinë më të madhe të opozitës. “Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët”, citohet të ketë thënë Basha. “Pjesa dërrmuese prej jush ka qenë dëshmitar të akteve të dhunës së organizuar nga Sali Berisha në 8 janar. Ato akte, ajo sjellje, janë vije e kuqe ndarje e dhunuesve, organizatorëve të dhunës, e nxitësve të dhunës, me Partinë Demokratike. Dhuna nuk mund të jetë kurrë mekanizëm imponimi në Partinë Demokratike. Kurrë. Nuk mund t’i imponohesh institucioneve të partisë me dhunë. Demokratët e refuzuan dhunën e organizuar nga Sali Berisha. Ne të gjithë duhet t’i falënderojmë pa ndërprerje për këtë. Mund të jenë mashtruar, detyruar, mund t’u kenë bërë presion, kam qindra mesazhe nga më skandalozet për mesazhet që u janë bërë, apo edhe thjesht për momentin nuk kanë qenë të qartë”.

Basha u tha anëtarëve të Këshillit Kombëtar se të gjithë po e kuptojnë që Sali Berisha ka vetëm një qëllim: “Të dëmtojë, mundësisht ta shkatërrojë Partinë Demokratike. Sali Berisha do akoma që ta përdorë PD si mburojë. Ne nuk e kemi lejuar këtë, ne nuk do ta lejojmë këtë. Unë e kam dorën të shtrirë ndaj çdo demokrati që do një PD të fortë në partneritet dhe aleancë me SHBA dhe kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës. Askush nuk është i tepërt. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë, familjeve të tyre dhe në veçanti fëmijëve të tyre, nga kjo krizë e rëndë”.

Kryesia e Partisë ka marrë vendimet e saj, për tu distancuar nga dhuna. Përjashtimi nga Partia i organizatorëve të dhunës, nxitësve të dhunës, ekzekutorëve të dhunës, nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi i duhur. Kryesia ka bërë thirrje për një pjesë tjetër që të gjejnë kurajën për t’u distancuar nga dhuna. Duhet ta bëjnë këtë, për demokratët, për PD, për Shqipërinë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë