I kërkoi ryshfet një qytetari që ishte në arrest shtëpie, Gjykata e Posaçme vendos arrest me burg për policin e Kukësit

Publikuar më: 15/1/2022, ora 11:34
gjykata e posacme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar 1014x579

I kërkoi ryshfet një qytetari që ishte në arrest shtëpie, Gjykata e Posaçme vendos arrest me burg për policin e Kukësit

Publikuar më: 15/1/2022, ora 11:34

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e Policisë së Kukësit Shkëlqim Cika. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim.

Ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së SPAK, pasi ky shtetas i ka kërkuar ryshfet një qytetari i cili ndodhej në arrest shtëpie. Sipas njoftimit të SPAK, Cika ka kërkuar ryshfet me qëllim mos deklarimin në prokurori për largimin e shtetasit Admir Spahia nga banesa.