Kapet kamioni me lëndë narkotike në Mal të Zi, hyri nga Shkodra

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 15:25
Kapet kamioni me lende narkotike ne Mal te Zi hyri nga Shkodra 1280x720

Kapet kamioni me lëndë narkotike në Mal të Zi, hyri nga Shkodra

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 15:25

Policia në Malin e Zi ka kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike kanabis, njoftoi Policia e Shtetit.

“Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër”, tha Policia.

Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze.