Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kuvendi i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme për referendumin serb

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 08:54 | Kosova
Kuvendi i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme për

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot orën 14:00 në një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Kosovës.

Diskutimi ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi këtë çështje.

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe kryeministri Albin Kurti dolën me deklaratë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, duke theksuar edhe një herë kundërshtimin e tyre për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Në deklaratë thuhet se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.

Krerët e shtetit i kanë thënë ambasadorëve se qytetarët serbë të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse.

Ndërkohë institucionet e Kosovës i kanë bërë thirrje të gjitha shteteve demokratike që ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për t’i ndalur veprimet e vazhdueshme të Serbisë që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Sipas tyre, Serbia me këtë nismë ka mbështetjen e plotë të Federatës Ruse.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani