Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Melania Trump nxjerr në ankand kapelën e bardhë, oferta nis me 250 mijë dollarë

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 12:00 | Showbiz

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump po nxjerr në ankand një kapele të bardhë, që e kishte përdorur në vitin 2018 .

Melani Trump i kërkoi stilistit amerikan Herve Pierre që ta dizenjonte kapelën me strehë të gjerë për ta kombinuar me kostumin e bardhë që kishte veshur për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij në Shtëpinë e Bardhë

Pierre shërbeu si stilist i Melanisë kur bashkëshorti i saj Donald Trump ishte president.

Ankandi online do te zgjasë deri më 25 janar dhe do të nisë me një ofertë prej 250 mijë dollarësh. Në ankand do të dalë dhe një pikturë e kapelës me bojëra uji si dhe një vepër arti digjitale.

Të dyja punimet kanë mbishkrimin e Melanisë.

Të gjitha artikujt që Trump shet mund të blihen vetëm përmes kriptomonedhës, raporton CNN.

A2 CNN Livestream

Dita jonë