Merr flakë banesa në Gjirokastër, rrezikohen edhe shtëpitë përreth

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 15:21

Merr flakë banesa në Gjirokastër, rrezikohen edhe shtëpitë përreth

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 15:21

Një banesë ne lagjen Dunavat të Gjirokastrës është përfshirë nga flakët këtë të shtunë. Fatmirësisht nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vend për të shuar flakët, të cilat kanë përfshirë katin e parë dhe të dytë të banesës së Edmond Xhikut. Flakët po përparojnë edhe në drejtim të banesave të tjera, duke krijuar një situatë të ndërlikuar dhe të vështirë për zjarrfikësit.

Nuk dihen ende rrethanat e flakëve, por po punohet për shuarjen e tyre.