Ndërron jetë Ramazan Rragami, legjenda e futbollit shkodran

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 16:52
rragami 1280x720

Ndërron jetë Ramazan Rragami, legjenda e futbollit shkodran

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 16:52

Ramazan Rragami është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare. Legjenda e futbollist shkodran, i cili ka luajtur gjatë karrierës me Vllazninë dhe Partizanin, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Si trajner, Ramazan Rragami do të mbahet mend për arritjen e madhe me “Shpresat”, duke u kualifikuar në 8 më të mirat e Europës, në vitin 1983.

Klubi i futbollit Vllaznia reagoi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të legjenës së sportit të qytetit të Shkodrës: “E TRISHTË! Mesdita e së shtunës na ka sjellë një lajm të trishtë jo vetëm për Klubin e Futbollit Vllaznia, por për të gjithë komunitetin e futbollit shkodran dhe shqiptar. Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare legjenda e futbollit Ramazan Rragami. Kjo padyshim që është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për KF Vllaznia dhe gjithë futbollin shqiptar. Ju bëjmë me dije, se ditën e diele, në ora 10.00-13.00 KF Vllaznia, sëbashku me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Futbollit do të organizojnë homazhe në hollin e stadiumit “Loro Boriçi” në nderim të tij. Lamtumirë profesor Zani!”.