Ndotja e ajrit: Automjetet, kontribuesi kryesor në çlirimin e gazrave të dëmshëm

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 13:11

Ndotja e ajrit: Automjetet, kontribuesi kryesor në çlirimin e gazrave të dëmshëm

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 13:11

Në Shqipëri nuk lejohet të importohen automjete të prodhuara më shumë se 15 vite më parë. Ky ndalim është i rregulluar edhe me ligj. Arsyeja kryesore është se shkaktojë shumë ndotje në ajër.

Më herët Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor u rikujtoji blerësve të tregojnë kujdes në përzgjedhjen e makinave.

Ndërkohë në vend, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave janë mbi 720 mijë mjete motorike në qarkullim, 26 për qind e të cilave janë të prodhuara përpara vitit 2000, ose më shumë se 20 vjet të vjetra.

Pjesa më e madhe, apo 65 për qind janë prodhim midis viteve 2000-2010, apo më shumë se 10 vjet të vjetra, ndërsa vetëm 9 për qind e autovetura janë më pak se 10 vjeçare.

Vendimi për masat e reja kundër ndotjes të ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike lejon importin e makinave të përdorura që përmbushin normën Euro 4 dhe për makinat e reja normën Euro 5.