Nuk ishte vaksinuar, autoritetet në Australi ndalojnë Novak Djokovic

Publikuar më: 15/1/2022, ora 14:42
DJOKOVIC I ANULOHET PERSERI VIZA frame 1172 1280x720

Nuk ishte vaksinuar, autoritetet në Australi ndalojnë Novak Djokovic

Publikuar më: 15/1/2022, ora 14:42

Tenisti serb Novak Djokovic ndalohet nga autoritetet në Australi. Arrestimi i tij është bërë përpara një seance gjyqësore që do të përcaktojë nëse tenisti do të qëndrojë në Australi edhe pse ai nuk ishte i vaksinuar.

Novak Djokovic iu anulua viza për herë të dytë, pas një vendimi që u mor nga ministri i Emigracionit. Sipas ministrit vendimi është marrë “për arsye të shëndetit dhe rendit publik” dhe “në interes të popullsisë”.

Novak Gjokoviç është kthyer në objektin e paraburgimit të Park Hotel në Melburn në pritje të shqyrtimit të çështjes së tij nga Gjykata Federale Australiane, të dielën në mëngjes me orën australiane.

Djokoviç prej disa ditësh është duke u përballur me autoritetet në Australi për shkak se udhëtoi pa qenë i vaksinuar.