PD reagon pas akuzave të Berishës: Mashtrues kronik, sillet vërdallë dhe tregon gënjeshtra

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 14:26
pd 1280x720

PD reagon pas akuzave të Berishës: Mashtrues kronik, sillet vërdallë dhe tregon gënjeshtra

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 14:26

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Lezha ku deklaroi se Basha qëndronte pas kompanive të basteve në Qipro, ka ardhur reagimi i selisë blu. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, PD e cilëson Berishën një mashtrues kronik që sillet vërdallë duke treguar gënjehstra. Sipas PD-së demokratët e kanë braktisur Berishën se pamë fytyrën e tij të vërtetë në 8 janar.

“I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë”, shprehet PD.