Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Milot, ndërron jetë pasagjerja

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 11:19
Ambulanca aksident 1024x576

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Milot, ndërron jetë pasagjerja

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 11:19

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot. Policia njofton se dy automjete janë përplasur në afërsi të një karburanti në këtë aks rrugor. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin nga mjetet. Ajo fillimisht mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në Spitalin e Traumës, por nuk mundi të mbijetonte.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll”, thuhet në njoftimin e Policisë.