Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Sheshi në Laç do të mbajë emrin e tij, publikohet agjenda e vizitës së Erdogan në Shqipëri

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 17:06 | Politikë
Sheshi në Laç do të mbajë emrin e tij, publikohet agjenda

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan viziton vendin tonë të hënën, më 17 janar.

Sipas agjendës së vizitës, të marrë nga A2 CNN, pas ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 9:25, Erdogan do të vizitojë një familje në Laç rreth orës 10:”00, aty ku Turqia ka kontribuar për ndërtimin e disa banesave të shkatërruara nga tërmeti i vitit 2019.

Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç është parashikuar të zhvillohet në orën 10:20. Gjithashtu rreth kësaj ore do të zhvillohet edhe ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.

Në orën 13:00, është parashikuar një takim mes Erdogan dhe kryeministrit Rama, ndërsa në orën 15:00, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve është parashikuar edhe një konferencë për mediat.

Në orën 16:00 do të mbahet edhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et'hem Beut në Tiranë, të restauruar së fundmi, ndërsa në orën 17:00, Erdogan do të mbajë një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani