Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sinead O'Connor shtrohet në spital një javë pas vdekjes së djalit të saj: Nuk kam arsye për të jetuar

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 10:57 | Showbiz

Këngëtarja e "Nothing Compares 2 U", Sinead O'Connor është shtruar në spital. Ajo iu nënshtrua një kontrolli mjekësor të enjten në mbrëmje pas një sërë postimesh në Twitter që i referoheshin mundësisë për t'u vetëvrarë për të ndjekur djalin e saj, i cili u gjet i vdekur një javë më parë në moshën 17-vjeçare. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane.

"Kam vendosur të ndjek djalin tim. Nuk ka asnjë arsye për të jetuar pa të. Çdo gjë që prek, e shkatërroj", ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Një orë pas këtij postimi në Tëitter, O'Connor kërkoi falje dhe siguroi fansat e saj: "Më falni, nuk duhej ta kisha thënë këtë. Unë jam me policinë në drejtim të spitalit. Jam e humbur pa djalin tim dhe e urrej veten. Spitali do të më ndihmojë pak për këtë". O'Connor nuk e fshehu kurrë në të kaluarën se vuante nga çrregullime mendore dhe kishte mendime për vetëvrasje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë