Tërmeti në Pukë, dëmtohen disa pallate

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 14:21

Tërmeti në Pukë, dëmtohen disa pallate

Përditësuar më: 15/1/2022, ora 14:21

Tërmeti i rënë mbrëmjen e djeshme në vendin tonë ka shkaktuar dëme në disa pallate në lagjen e muzeut të qytetit të Pukës. Sipas raportimit të banorëve ka plasaritje të tyre, si edhe janë të dukshme dëmtimet në oxhaqe.

Lëkundjet e tërmetit ishin me magnitudë 4,6 dhe epiqendra e tij ishte 12 km nga qyteti i Pukës, në një thellësi prej 2 km.

Grupi i punës i bashkisë së Pukës ka kryer verifikimin në të gjithë problematikat që u shfaqen natën e mbrëmshme si pasojë e tërmetit të rënë rreth orës 22:45 minuta. Në bazë të tyre rezulton se;

“Në bllokun e pallateve sipër muzeut “Migjeni” ka plasaritje të theksuar tej mureve të jashtme të pallatit,  ku kërkohet njësi e specializuar për përcaktimin e rrezikshmërisë.

Në bllokun e 5 pallateve ka plasaritje të mureve të jashtme, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë për banorët,  kërkohet njësi e specializuar për përcaktimin e shkallës së rrezikshmërisë.

Ka rreth 25 oxhaqe të dëmtuara dhe 10 prej tyre të dala jashtë funksioni. 50 m2  çati me tjegull e dëmtuar,  në dy blloqe pallatesh.

Spitali bashkiak “Elez Selimi” Pukë ka pësuar cedime dhe plasaritje,  kërkohet njësi e specializuar për përcaktimin e shkallës së rrezikshmërisë.

Kemi 5 banesa në qytetin Pukë,  me dëmtime plasaritje muresh,  4 banesa në njësinë administrative Gjegjan  me plasaritje muresh, 3 banesa në njësinë administrative Luf-Qerret  me plasaritje muresh.

Shërbimi Mzsh ka kryer që në orët e para të mëngjesit marrjen e masave për eliminimin e rrezikut përsa i përket heqjes së tullave të oxhakëve të shembur.

Vijon puna për marrjen e çdo ankesave që paraqitet”, thuhet në njoftimin e bashkisë.