Tregolësh i Lewandowskit, Bayern rikthehet në rrugën e suksesit

Publikuar më: 15/1/2022, ora 17:46
sane lewa 1280x720

Tregolësh i Lewandowskit, Bayern rikthehet në rrugën e suksesit

Publikuar më: 15/1/2022, ora 17:46

Bayern Munchen i është kthyer fitores pasditen e sotme, duke fituar bindshëm 4-0 ndaj Koln, në transfertë.

Protagonisti i padiskutueshëm i ndeshjes ishte i zakonshmi Robert Lewandowski, i cili shënoi në këtë ndeshje “vetëm” 3 gola, duke arritur kuotën e 300 golave në Bundesligë.

Golin tjetër të takimit e shënoi Tolisso.

Me këtë fitore, Bayern e sheh veten në kryesim me 6 pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Borussia Dortmund.