Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Korrupsioni, problem madhor”, Escobar paralajmëron sanksione të tjera në Ballkan

Nga A2 CNN
17 Janar 2022, 11:29 | Ballkani
“Korrupsioni, problem madhor”, Escobar paralajmëron sanksione

"Korrupsioni është një problem madhor në Ballkanin Perëndimor", kështu u shpreh zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për rajonin, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe. Ai tha se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, por ato kanë efekt në stabilizimin e rajonit dhe do të ketë edhe të tjera në vazhdim.

“Kjo administratë është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe një prej mjeteve në këtë luftë janë sanksionet. Mund të them po, do të ketë të tjera, por ato nuk do të jenë mjeti kryesor i angazhimit tonë në Ballkanin Perëndimor. Dua të saktësoj se sanksionet shënjestrojnë individë të përfshirë thellësisht në korrupsion”

Gabriel Escobar, zv.ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit
https://a2news.com/2022/01/12/escobar-dhuna-nuk-mund-te-jete-mjet-per-te-marre-kontrollin-e-nje-partie-politike/

I pyetur nëse njoftimi për më shumë sanksione vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se po. Diplomati i lartë amerikan tha më tej se politika dhe angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor kanë qenë tradicionalisht të lidhura me pajtimin multietnik dhe integrimin në BE, por se sfera e vëmendjes që ka marrë Ballkani Perëndimor në administratën amerikane ka ndryshuar vitin e fundit.

Sipas tij, janë ripërtërirë përpjekjet për t'u angazhuar në të gjitha mekanizmat që ishin të suksesshëm, dhe kjo, sipas tij, është të forcojë Marrëveshjen e Dejtonit, të mbështesë dhe rinovojë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët e NATO-s.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli