Nuk firmosi një marrëveshje, i komunikohet largimi nga puna

Përditësuar më: 17/1/2022, ora 16:21

Nuk firmosi një marrëveshje, i komunikohet largimi nga puna

Përditësuar më: 17/1/2022, ora 16:21

Gjet Ndoj, ish-drejtor i Arkivit të Shtetit e deri këtë janar Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të zhvillimit në Ministrinë e Kulturës është shkarkuar nga detyra.

Sipas historianit, shkak është bërë një marrëveshje për kalimin e lipsaneve apo thënë ndryshe eshtrave të një shenjtori, nga Fondi i Muzeut Historik Kombëtar drejt Kishës Ortodokse.

Eshtrat e Shën Joan Vladimirit, një shenjti që respektohet veçanërisht nga shqiptarët dhe serbët ortodoksë, iu dorëzuan nga vetë drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, ministrja e Kulturës dhe kryeministri Rama, manastirit të Elbasanit pak para pashkëve ortodokse, por njëkohësisht edhe pak ditë përpara zgjedhjeve.

Sipas marrëveshjes së bërë në Ministrinë e Kulturës, marrëveshje e pafirmosur atëherë nga Gjet Ndoj, këto eshtra i janë huazuar manastirit për pesë vite. E ndonëse ky mbetet një huazim, Ndoj pretendon se kjo është arsyeja e vetme e shkarkimit të tij nga detyra në Ministrinë e Kulturës.

Eshtrat e Shën Joan Vladimirit, aktualisht janë në manastirin e Elbasanit ku për vite e vite festohej nga shqiptarë e serbë ortodoksë kremtimi i këtij shenjtori.