Rikthehen reshjet në vend, kryesisht në qendër dhe në zonat jugore

Përditësuar më: 17/1/2022, ora 09:54

Rikthehen reshjet në vend, kryesisht në qendër dhe në zonat jugore

Përditësuar më: 17/1/2022, ora 09:54

Sot, në të gjithë vendin, moti do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat sjellin reshje të pakta e afatshkurtra në qendër dhe pjesërisht në zonat jugore. Mbrëmja risjell mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit janë rritur me 2°C në mëngjes, ndërsa mesdita sjell rënie të lehtë të vlerave termike të cilat variojnë nga -3°C në mbi 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe jugore deri pasdite, kur era forcohet duke marrë edhe drejtim verior.