Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vajza me probleme mendore i vë flakën banesës, shpëtojnë babai dhe vëllai

Nga A2 CNN
17 Janar 2022, 11:13 | Kronikë
Vajza me probleme mendore i vë flakën banesës,

Tre anëtarë të një familjeje, babai, djali dhe vajza të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor i kanë shpëtuar mrekullisht flakëve të zjarrit, mëngjesin e kësaj të hëne, në Dishnicë të Korçës. Sipas të dhënave paraprake, zjarri është vendosur nga vajza e shtëpisë, e cila 2 muaj më parë ishte e shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, por që për arsye ende të paditura e kishin nxjerrë nga spitali

Tre anëtarët e sëmurë mendërisht të kësaj familjeje jetonin në kushte të vështira financiare dhe herë pas here janë ndihmuar nga banorët e zonës dhe institucionet lokale.

Por kryeplaku i Dishnicës, bën apel që këta persona të trajtohen në institucionet përkatëse, pasi mund të bëhen rrezik jo vetëm për veten e tyre, por edhe për banorët e tjerë.

Trajtimi i personave me probleme të shëndetit mendor është një nga handikapet më problematikë në sistemin shëndetësor shqiptar, pasi nuk kanë munguar rastet kur persona të tillë kanë kryer edhe ngjarje mjaft të rënda.

A2 CNN Livestream

Dita jonë