Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Efektet e Covid dhe gripit, importi i barnave vitin e shkuar shënoi vlerën rekord në një dekadë

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 16:43 | Aktualitet
Efektet e Covid dhe gripit, importi i barnave vitin e shkuar shënoi

Importi i barnave dhe produkteve farmaceutike shënoi vitin që lamë pas vlerën më të lartë në një dekadë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë 2021-shit u blenë nga jashtë më shumë se 31 miliardë lekë ilaçe e produkte të tjera.

Por dhjetori, i marrë më vete, shënoi një tjetër nivel të pa arritur asnjëherë më parë në tre dekada. Sipas INSTAT, muajin e shkuar u importuan produkte farmaceutike në vlerën e 3.9 miliard lekëve, shifër kjo më e larta që pas viteve ’90. 

Pandemia në përgjithësi, varianti Omicron e gripi stinor në veçanti janë ndër shkaqet kryesore të kërkesës së lartë.

Farmacistët tregojnë se blerja e disa kategorive të barnave, madje përfshirë edhe antibiotikët është kthyer në “kulturë” për shumë pacientë.

Ndonëse për farmaceutikën po rezulton si “periudhë e artë”, për qytetarët blerja e barnave dhe produkteve të tjera farmaceutike do të thotë më pak para’ e më shumë kursim në shpenzimet e tjera.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani