Inflacioni në Eurozonë, rritja e çmimeve në vend do të vazhdojë

Përditësuar më: 18/1/2022, ora 16:53

Inflacioni në Eurozonë, rritja e çmimeve në vend do të vazhdojë

Përditësuar më: 18/1/2022, ora 16:53

Rritja e inflacionit në Eurozonë, ku ka arritur nivelin e 5%, pritet të shoqërohet me një valë të re të rritjes së çmimeve në vendin tonë.

Ekspertët shpjegojnë se për shkak të varësisë së madhe nga mallrat e importit, reflektimi do të jetë i menjëhershëm dhe e rrezikon ekonominë nga një krizë më e thellë se ajo që po kalojmë nga presionet inflacioniste.

Eksperti Elvin Meka shpjegon se krahas ndikimit të tregut ndërkombëtar, në rritjen e çmimeve pritet të japin efekt edhe faktorët e brendshëm, si një rritje e mundshme e çmimit të energjisë që do të shtrenjtojë kostot e prodhimit për bizneset.

Ekspertët vlerësojnë se nëse rritja e çmimeve do të vijojë, atëherë institucionet përgjegjëse, si Banka e Shqipërisë apo edhe qeveria duhet të ndërhyjë, për të amortizuar efektet dhe mbrojtur shtresat e varfra dhe pensionistët. Kjo edhe nëpërmjet rritjes së ndihmës për këto kategori nga buxheti i shtetit.