Investimet strategjike, afatet vijojnë të shtyhen. Ligji i ri ende në hartim

Përditësuar më: 18/1/2022, ora 12:43

Investimet strategjike, afatet vijojnë të shtyhen. Ligji i ri ende në hartim

Përditësuar më: 18/1/2022, ora 12:43

Shqipëria është ndër vendet e pakta në Europë e rajon që nuk ka një kuadër të mirëfilltë ligjor përsa i përket investimet strategjike.

Prej katër vitesh, Parlamenti miraton shtyrjen e afateve, me argumentin se po punohet për një ligj të ri për investimet, i cili parashikohej të hynte në fuqi, më 1 janar 2020.

Ligji i miratuar fillimisht në vitin 2015, parashikonte dhjetorin e vitit 2018 si afat përfundimtar për marrjen e statusit “investitor strategjik”, por mazhoranca ka preferuar ta zgjasë disa herë këtë afat me argumentin se krijonte boshllëk ligjor për investimet me premtimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Financave për hartimin e një ligji të ri.

Ligji për investimet strategjike i njeh statusin “strategjik” çdo subjekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë.