Microsoft blen “shtëpinë” e Warcraft dhe Candy Crush, kthehet në gjigant të lojërave elektronike

Përditësuar më: 19/1/2022, ora 09:31

Microsoft blen “shtëpinë” e Warcraft dhe Candy Crush, kthehet në gjigant të lojërave elektronike

Përditësuar më: 19/1/2022, ora 09:31

Activision Blizzard mund mos t’i thotë shumë opinionit të gjerë publik. Por kur sqarohet fakti se është shtëpia prodhuese e titujve kryesore të tipit “shooter” si  Call of Duty, strategjie si Diablo dhe Warcraft ose protagonist të celularëve si Candy Crush, atëherë blerja e fundit e Microsoft merr një dimension të rëndësishëm në botën e lojërave elektronike.

Gjiganti i teknologjisë i themeluar nga Bill Gates ka zyrtarizuar blerjen e Activion Blizzard për një shumë të madhe, rreth 69 miliardë dollarë.

Në detaj, Microsoft do të paguajë 95 dollarë çdo aksion të shoqërisë së themeluar në vitet ’90 në Santa Monika të Kalifornisë, duke e bërë pjesë të divizionit Microsoft Gaming, që do ta shndërrojë në kompaninë e tretë më të madhe në botë pas Tencent dhe Sony në këtë fushë, një nga më të leverdishmet e gjithë sektorit teknologjik.

Kompania e themeluar nga Bobby Kotick falë projekteve të ndryshme të suksesshme ka patur të ardhura të majme, pothuajse 8 miliardë dollarë në vitin 2020, por edhe skandale të shumta, me gjyqe për shkelje të patentave teknologjike dhe deri tek akuzat për abuzimet seksuale.