Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Protestat në takimet e Bashës, Bardhi: Porositësi po e ndjen fundin e tij

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 19:33 | Politikë
Protestat në takimet e Bashës, Bardhi: Porositësi po e ndjen

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi në lidhje me protestat e fundit të mbështetësve të Berishës që shoqëruan takimet e Lulzim Bashës gjatë ditës së martë

Sipas Bardhit, këta antimitingashë që protestojnë si vullnetarë të Enverit, tregojnë se porositësit të tyre po i vjen fundi politik.

“Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan Bardhi në Twitter.

A2 CNN Livestream

Dita jonë