Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Studimi në Izrael: Doza e katërt e vaksinës nuk mbron nga infektimi me Omicron

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 12:07 | Bota
Studimi në Izrael: Doza e katërt e vaksinës nuk mbron nga

As doza e katërt nuk e ndalon dot infektimin me variantin Omicron. Një studim në Izrael tregoi se doza e dytë përforcuese rrit ndjeshëm nivelet e antitrupave, por jo mjaftueshëm për të parandaluar infektimin me variantin më ngjitës.

Qendra mjekësore Sheba në Izrael, u dha një dozë të katërt të vaksinës së Pfizer 154 pjesëtarëve të stafit, ndërsa për 120 të tjerë aplikoi atë të Modernës. Ata u krahasuan me grupin që nuk mori një dozë të dytë përforcuese. Por, edhe pse u vërejt një rritje e konsiderueshme e antitrupave, madje edhe më shumë se pas dozës së tretë, efektshmëria për mbrojtjen nga infektimi mbeti e njëjtë

Zbulimet e studimit, që sipas spitalit janë të parat e këtij lloji në botë, janë paraprake dhe nuk janë publikuar ende. Izraeli është vendi me fushatën më të shpejtë të vaksinimit kundër Covid-19 dhe muajin e kaluar nisi të ofrojë dozën e katërt për grupet më të rrezikuara nga virusi. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli