Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, kapet me 88 doza kokainë

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 12:17 | Kronikë
Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, kapet me 88 doza kokainë

Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në këtë qytet.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. M., 26 vjeç. “Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen "11 Janari", Fier, në dyqanin tabakino në pronësi të shtetasit A. M., si edhe më pas gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën në total dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë narkotike kokainë, 40 grirëse bimore si ato që përdoren për përgatitjen e lëndës narkotike kanabis sativa, qeska dhe sende të tjera që përdoreshin për përgatitjen dhe shitjen e lëndës narkotike të llojit Kokainë”, bën të ditur policia.

Tashmë ndaj 26-vjeçarit rëndon akuza e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

A2 CNN Livestream

Dita jonë