Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Eksperti zbulon se deri kur do të vijojë rritja e çmimeve

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 22:00 | Ekonomi
Eksperti zbulon se deri kur do të vijojë rritja e çmimeve

Klodian Muço, ekspert ekonomie, deklaroi në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, se familjet shqiptare po vuajnë shumë, pasi 44% të shpenzimeve të tyre shkojnë për ushqime dhe nëse çmimet e ushqimeve rriten me 5-10%, kjo ka peshë direkte te familjet.

“Kam përshtypjen se tani, familjet shqiptare konsumojnë më pak. Një pjesë e mirë e familjeve tona jetojnë në varfëri ekstreme, rreth 35%”, theksoi Muço.

“Fenomeni i rritjes së çmimeve është kompleks. Me siguri rritja e çmimeve do të jetë deri në korrik, por askush nuk e di me saktësi. Problemi qëndron se kur do të nisin bankat qendrore se kur do të tentojnë të frenojnë inflacionin”, theksoi Muço.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani