Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Ende nuk janë rritur plotësisht”, Isaj tregon se pritet rritje e mëtejshme çmimesh

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 21:07 | Ekonomi

Brunilda Isaj, këshilluese për financat personale, deklaroi në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, se rritja e çmimeve

“Produktet e shportës kanë një rritje të ndjeshme, rreth 5-6%. Edhe komoditetet kanë pësuar rritje të ndjeshme. Kjo ishte situatë e pritshme, pasi janë rritur çmimet në tregun ndërkombëtar. Madje, në vendin tonë nuk është parë ende rritja e plotë e çmimeve”, u shpreh Isaj.

Sipas saj, për të frenuar abuzimet, “institucionet mund të marrin indicie nga tregu dhe të studiojnë tendencën”.

“Rritja e çmimeve fut në varfëri ata që ishin në pragun e saj. Dhe në shtresën e mesme kemi ndryshime, janë hequr udhëtimet për shembull. Nëse gjatë pandemisë ka pasur hezitim për shkak të pasigurive, tashmë burimet financiare përdoren për zërat që janë më jetikë”, theksoi Isaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu