Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Greqia tregon muskujt, 6 avionët e rinj luftarak fluturojnë mbi Akropolis

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 17:43 | Ballkani

Greqia prezantoi ditën e mërkurë 6 avionët e rinj luftarakë që ka blerë pas marrëveshjes në fushën e mbrojtjes së arritur me Francën, e cila rriti dhe më tej tensionet me rivalin e saj historik Turqinë.

6 nga 24 mjetet ajrore sulmuese që autoritetet greke kanë blerë për më shumë se 3 miliardë euro fluturuan mbi Acropolis, duke treguar në këtë mënyrë muskujt dhe forcuar më tej forcat e

“Avionët e rinj Rafale” që mbërritën sot janë të gatshëm të shërbejnë për një të ardhme më paqësore për të gjithë rajonin”, u shpreh kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Televizioni shtetërore e transmetoi direkt ceremoninë kur 6 avionët iu afruan bazës ajrore Tanagra pranë Athinës.

Parlamenti i Greqisë ratifikoi një pakt mbrojtës me Francën në tetor, sipas të cilit ata do t'i vinin në ndihmë njëri-tjetrit në rast të një kërcënimi të jashtëm. Pakti përfshin një porosi për tre fregata franceze me vlerë 3 miliardë euro të tjera.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli