Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Kur ulen çmimet në botë, te ne nuk ulen”, eksperti: Rritjen e çmimeve e ndjejnë më shumë pensionistët

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 21:47 | Ekonomi
“Kur ulen çmimet në botë, te ne nuk ulen”,

Eksperti i ekonomisë, Kastriot Sulka, tha në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, se “pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar janë grupet që e ndjejnë më shumë rritjen e çmimeve”.

“Inflacioni nuk godet njësoj. Disa i godet fuqishëm, ndërsa për të tjerët është luks. Nëse themi se gati gjysma e njerëzve paguhen nën 30 000 lekë, siç doli lista, do të thotë se këta persona ndikohen. Jam dakord me faktin që çmimet janë rritur pasi është rritur në botë çmimi i energjisë dhe karburantit, por kur këto çmime ulen në botë, konsumatori shqiptar nuk e gjen këtë ulje”, tha Sulka.

https://a2news.com/2022/01/19/haxhimali-konsumatori-eshte-i-zhveshur-ne-te-drejtat-e-tij/

Për të shmangur abuzimet me çmimet, Sulka thotë se ka një zgjidhje: “Kemi institucione që duhet të mbikëqyrin monopolet. Të gjithë e dimë që karburanti është i blerë, i magazinuar. Por, rritja e çmimit të karburantit në tregun ndërkombëtar, në tregun shqiptar reflektohet brenda ditës. Këtu institucionet mbyllin njërin sy, për të mos thënë gjë tjetër”.

Sipas tij, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar janë grupet që e ndjejnë më shumë rritjen e çmimeve.

https://a2news.com/2022/01/19/eksperti-zbulon-se-deri-kur-do-te-vijoje-rritja-e-cmimeve/

A2 CNN Livestream

Dita jonë