Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

A do të paguanit për të parë materiale në Instagram? Zuckerberg mendon që po

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 13:20 | Teknologji
A do të paguanit për të parë materiale në Instagram?

A do të paguanit për të parë video dhe foto në Instagram? Pronari i platformës së medias sociale mendon që edhe mund ta bëni.

Meta, kompania mëmë e Instagram, ka planifikuar një program pilot që do të lejojë një grup të vogël përdoruesish që të ofrojë abonime me pagesë për materiale ekskluzive për video “live” dhe “story”.

Ata mund të kërkojnë një pagesë minimale, duke filluar nga 99 cent, e deri në 100 dollarë në muaj. Për momentin, të gjitha paratë do t’i marrin krijuesit e materialit, por Meta, që gjithashtu ka në pronësi Facebook, do të nisë të marrë pjesën e vet, duke nisur nga viti i ardhshëm. CEO, Mark Zuckerberg, thotë se kompania nuk do t’u mbajë krijuesve më shumë se 30%.

Instagram nuk është e vetmja platformë sociale që ka eksperimentuar me abonimet me pagesë. Prej disa muajsh tashmë, edhe Twitter ka krijuar një opsion që krijuesit të marrin deri në 10 dollarë për materiale ekskluzive.

Platforma më e njohur sociale që ofron këtë lloj shërbimi është OnlyFans, ku krijuesit postojnë shpesh edhe foto dhe video vetëm për të rritur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani