Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dritan Shano në Absolut 4: Amerika nuk do shqetësime në rajon, partneri ynë më i rëndësishëm duhet të ishte Italia

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 22:52 | Politikë
Dritan Shano në Absolut 4: Amerika nuk do shqetësime në rajon,

Në Absolut 4 nga Blendi Salaj në A2 CNN, ku u diskutua mbi partneritetin Amerikan në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, analisti Dritan Shano u shpreh se çdo veprim i tyre është për interesat e tyre edhe pse mund të përputhet edhe me interesat tona.

Për Shanon, Italia duhet të ishte partneri më i rëndësishëm për Shqipërinë. “Në Shqipëri theksohet se partneri ynë më i rëndësishëm është Amerika. Unë do të dëshiroja të jetoja në një vend ku të thuhej hapur dhe të veprohej në funksion të kësaj gjëje, që partneri ynë më i rëndësishëm është Italia. Këto janë interesat tonë dhe kësaj duhet t’i shërbenim. Këtë e gjejmë në treg, edhe si kulturë edhe si investime e të tjera.

Dua të sjell disa parametra për të kuptuar peshën tonë. Pesha jonë është zero. Njeriu që merret në DASH me Shqipërinë, me rajonin e Europës juglindore, është një fillestar. GDP-ja e 6 vendeve të Ballkanit, është sa 3 ditë GDP e vendeve të BE. Pesha jonë është mikroskopike. Nëse ne fillojmë merremi se çfarë bën Amerika, si tenton ta njësojë ajo politikën e jashtme që të mos ketë diskordanca dhe larmi ngjarjes në një rajon kaq mikroskopik. Nëse Amerika avancon me “non grata”, me “Magnitsky Act”, ju siguroj që shteti i madh Amerikan e bën këtë gjë për interesat e veta dhe jo për interesat e mia. Këto përputhen, por nuk duhet harruar asnjëherë se çdo veprim i tyre është për interesat e tyre”, u shpreh Shano.

https://a2news.com/2022/01/20/shba-ne-ballkan-nesturi-kane-levizur-shume-ekuilibra-gjata-jane-te-lodhur-me-politikanet-e-rajonit/
https://a2news.com/2022/01/20/shano-ultimatumi-i-erdogan-nga-kuvendi-i-shqiperise-skandaloz/
https://a2news.com/2022/01/20/turqia-vepron-shume-afer-popullit-hackaj-rama-mjeshter-i-mikpritjes/
https://a2news.com/2022/01/20/vizita-e-erdogan-gjata-turqia-aleat-strategjik-na-eshte-gjendur-prane-ne-momente-delikate/
https://a2news.com/2022/01/20/vizita-e-erdogan-ne-tirane-shano-e-padiskutueshme-qe-turqia-ka-interes-ne-shqiperi/
https://a2news.com/2022/01/20/pse-po-ikin-shqiptaret-shano-ua-kane-pire-lengun-kapesve-te-shtetit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani