Informaliteti në punësim: “Lufta” e humbur e qeverisë, edhe pas një sërë fushatash të ndërmarra

Përditësuar më: 20/1/2022, ora 16:55
INFORMALITETI RAMA frame 2570 1280x720

Informaliteti në punësim: “Lufta” e humbur e qeverisë, edhe pas një sërë fushatash të ndërmarra

Përditësuar më: 20/1/2022, ora 16:55

Prej vitit 2015 e deri më tani, janë ndërmarrë një seri fushatash për të luftuar informalitetin në punësim, por pa sukses. Ndonëse kryeministri Rama është zotuar disa herë për shfarosjen e kësaj “plage”, problematika, më shumë se kurrë vijon të mbetet prezente.

Ashtu si vetë sëmundja, edhe informaliteti në paga po rezulton i pashërueshëm. Qeveria është përpjekur disa herë të kurojë këtë plagë, kryesisht me fushata, të cilat fillimisht u përqendruan tek ato biznese që fshihnin xhiron, por pa sukses. 

Mirëpo edhe kjo nismë pati fatin e asaj të vitit 2015. Vetëm se në këtë rast, pati më shumë zhurmë, gjoba e shirita të vendosur ndaj bizneseve. Pandemia Covid-19, nxori sërish në dukje problemin e punës në të zezë. Kryeministri Rama propozoi që punonjësit informalë të denonconin punëmarrësit e tyre e kështu madje do merrnin edhe shpërblim.

Skandali i rrjedhjes së të dhënave fundvitin e shkuar rihapi plagën e informalitetin në punësim. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama e deklaroi se publikimi i paligjshëm i pagave të mbi 600 mijë qytetarëve, i dha indicien qeverisë për të hetuar evazionin fiskal.

20 janari ishte afati i fundit që bizneset të deklaronin pagat e punonjësve të tyre të plota, pa iu shmangur evazionit fiskal. Ekspertët ndërkohë e shohin me skepticizëm efektshmërinë e administratës tatimore në këtë luftë, duke iu frikësuar madje hapjes sërish të plagëve të vjetra.