Pasdite rikthehen reshjet në vend

Përditësuar më: 20/1/2022, ora 10:14
PARASHIKIMI I MOTIT 1 1280x720

Pasdite rikthehen reshjet në vend

Përditësuar më: 20/1/2022, ora 10:14

Vijon moti i kthjellët me vranësira kalimtare deri pasdite kur reshjet e para fillojnë në veri dhe pjesërisht në qendër, ndërsa vetëm në mbrëmje, reshjet e pakta shfaqen edhe në skajin jugor.

Temperaturat janë rritur lehtë në mëngjes, por nuk ndryshojnë vlerat e mesditës; dy vlerat ditore në rang vendi luhaten nga -4°C në 13°C.

Era do të fryjë deri mesatare me drejtim jugor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në bregdet ngjitet në 3 ballë.