Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vala e të ftohtit në vend, Kushi njofton mbylljen e shkollave

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 13:30 | Aktualitet
Vala e të ftohtit në vend, Kushi njofton mbylljen e shkollave

Ndërkohë që vendi ynë pritet të përfshihet nga një mot i acartë në fundjavë, Ministria e Arsimit ka vendosur që të mbyllë shkollat nga e hëna në të mërkurë. Lajmin e ka dhënë ministrja Kushi në një postim në Facebook.

“Dua t'ju njoftoj se sot në MAS kemi marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me procesin mësimor të shkollave tona në fillim të javës së ardhshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në - 17 gradë celsius. Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore”, shkruan Kushi.

Sipas saj nëse parashikimet e meteorologëve nuk do të dalin të sakta, Kushi thekson se ky vendim do të rishikohet.  

“Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rëndësi prioritare”.

Ajo u bën apel prindërve që të marrin masa për të kapërcyer sa më lehtë këtë situatë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë